📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Okb 2

Shtetet e Bashkuara vendosen veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj një projekt-rezolute që kërkonte armëpushim të menjëhershëm ,të përhershëm dhe pa kushte në Gaza. Gjithashtu kjo projektrezolute parashikonte që Izraeli të hiqte të gjitha kufizimet mbi dorëzimet e ndihmave në enklavën palestineze e lirimin e menjëhershëm, të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Kjo është hera e gjashtë që SHBA-ja vendon veton ndaj një rezolutë me këtë përmbajtje që nga fillimi i ofensivës izraelitë në Gaza në tetor të vitit 2023. Nga 15 anëtarët e Këshillit , shumica votuan pro përkatësisht 14 anëtarë.

Përfaqësuesja e SHBA ne OKB, Morgan Ortagus, tha se teksti nuk dënonte mjaftueshëm Hamasin dhe nuk e njihte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

“Vota kundër e SHBA-se ndaj kësaj rezolutë nuk është surprizë. Ajo nuk dënon Hamasin dhe nuk njeh të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Gjithashtu legjitimon raportet që favorizojnë Hamasin. Anëtarët e Këshillit e injoruan faktin se SHBA e bëri të qarte se kjo rezolutë është e papranueshme”, tha Përfaqësuese e SHBA ne OKB- Morgan Ortagus.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Shtetit të Palestinës në Kombet e Bashkuara u shpreh se situata në Gaza është alarmante .

“Kjo projektrezolutë përfaqëson minimumin që dikton humanizmi, ligjshmëria dhe morali . Është për të ardhur keq që bllokohet kjo rezolutë duke e penguar Këshillin e Sigurimit të luajë rolin e tij përballë mizorive dhe të mbrojë civilët përballë gjenocidit”, u shpreh Përfaqësuesi i Përhershëm i Shtetit të Palestinës në Kombet e Bashkuara.

Përfaqësuesit e vendeve të tjera shprehën zhgënjimin e tyre për pozicionin amerikan duke bërë thirrje për armëpushim si pasojë e krizës së rëndë humanitare në Gaza.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights