Agjencia e kadastres

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët me një video-mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e avancimit të digjitalizimit të shërbimeve shtetërore.

Siç njofton kreu i qeverisë, regjistrimi i pronave online do të kryhet deri në dhjetor 2026, në të gjithë territorin.

Mirëmëngjes, dhe me punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin digjital të pronave, që deri në dhjetor 2026 do të përfshijë të gjithë territorin, duke krijuar kushtet e një shërbimi të shpejtë përmes e-Albanias, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky projekt pritet të lehtësojë ndjeshëm procesin e regjistrimit të pronave dhe të përshpejtojë aksesin e qytetarëve në shërbime online, duke e bërë administratën më të afërt dhe efikase.

Këtë vit, ASHK ka nisur me procesin e regjistrimit të pronave, që përfshin gjithsej 106 zona kadastrale në mbarë vendin, me fokus të veçantë në zonat rurale që shtrihen nga Elbasani deri në Malësinë e Madhe.

Grupet e punë në terren kanë kryer matjet e kufijve të pronave, kanë verifikuar të dhënave dhe kanë informuar qytetarët mbi procedurat dhe fazat e projektit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights