Në një takim të nivelit të lartë mbi pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit, i organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në bashkëpunim me projektin Matra të qeverisë së Mbretërisë së Holandës, Inspektori Artur Metani ka mbajtur një fjalim të fortë në mbrojtje të pavarësisë së magjistratëve dhe sistemit të drejtësisë në tërësi.
Duke adresuar shqetësimin për presionet në rritje mbi trupën gjyqësore, Metani deklaroi se sistemi gjyqësor në Shqipëri prej kohësh ndodhet nën një trysni të papranueshme, të cilën ai e cilësoi “në kufijtë e antikushtetueses”.
“U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes së pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë.”, tha Metani.
Duke theksuar një aspekt shpesh të keqkuptuar të sjelljes së gjyqtarëve, Metani u ndal në konceptin e vetëpërmbajtjes si një element thelbësor i profesionalizmit dhe pavarësisë gjyqësore.
“Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë. Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po! Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera. Deontologjia politike nuk duhet të diktojë sjelljen e magjistratëve. Në këtë rast, besoj se thelbi i shtetit ligjor dhe i vlerave evropiane është pikerisht mënyra sesi sillemi, edhe kur nuk biem dakord me vendimet e njëri-tjetrit.”, shtoi Metani.
Më tej ai u shpreh se etikat dhe interesat politike nuk mund dhe nuk duhet të diktojnë sjelljen e trupës gjyqësore: Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë. Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po! Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera. Deontologjia politike nuk duhet të diktojë sjelljen e magjistratëve. Në këtë rast, besoj se thelbi i shtetit ligjor dhe i vlerave evropiane është pikerisht mënyra sesi sillemi, edhe kur nuk biem dakord me vendimet e njëri-tjetrit.
Pavarësisht trysnive dhe presioneve me të cilat magjistratët përballen çdo ditë, kreu i ILD-së thekson se besimi i publikut tek gjyqësori është i rëndësishëm: Duke mos harruar në asnjë moment të ditës sonë të punës, kushtet në të cilat punojnë magjistratët, ngarkesën e madhe të çështjeve gjyqësore, numrin e pamjaftueshëm të magjistratëve në sistem, rritjen e përdoruesve të sistemit gjyqësor, pritshmëritë e drejta dhe të padrejta nga sistemi gjyqësor, përsëri mendoj se besimi i publikut tek gjyqësori është vlera më e çmuar e drejtësisë, por dhe mbrojtja më e mirë e tij.
