📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 434

Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar datën 29 shtator, ora 12:00, për të zhvilluar seancën paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.

Veliaj akuzohet për pesë vepra penale, korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe mosdeklarim i të ardhurave.

Për gjykim janë dërguar edhe 16 persona të tjerë, biznesmenë dhe të afërm të çiftit Veliaj-Xoxa. Mes tyre edhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka.

Ndërkohë Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurimit pasi kundërshton vendimin e Apelit që e la në qeli.

Gjyqtare relatore për çështjen në fjalë do të jetë Albana Boksi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights