55 2 696x464

Klodiana Spahiu u zgjodh sot zëvendëskryetare e Kuvendit me propozim të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa Agron Gjekmarkaj u zgjodh zëvendëskryetar me propozim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi sot në seancë plenare projektvendimin për zgjedhjen e dy zëvendëskryetarëve të Kuvendit, pas këshillimit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Po ashtu, Peleshi informoi mbi kryesimin dhe anëtarësinë e sekretariateve dhe të byrosë së Kuvendit.

Kuvendi vendosi zgjedhjen e anëtarëve të sekretariateve të Kuvendit si më poshtë:

Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit: Milva Ekonomi, sekretare; Belind Këlliçi sekretar; Evis Kushi, anëtare; Anila Denaj, anëtare; Igli Cara anëtar.

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet: Ulsi Manja, sekretar; Saimir Hasalla anëtar; Arkend Balla, anëtar; Blend Himçi, anëtar, Saimir Korreshi anëtar.

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Flamur Hoxha, sekretar; Besa Spaho anëtare, Ceno Klosi anëtar.

Sekretarit për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet Parlamentare: Fatmir Xhafaj, sekretar, Erion Malaj, anëtar; Greta Bardeli, anëtare.

Sekretariati për Marrëdhëniet me Jashtë: Taulant Balla, sekretar; Igli Hasani, anëtar; Tritan Shehu anëtar.

Sekretarit për Transparencën e Teknologjinë e Informacionit: Blendi Klosi, sekretar; Bora Muzhaqi, anëtare; Besart Xhaferri anëtar.

Byroja Kuvendit: Niko Pelelshi, kryetar i Kuvendit, Klodiana Spahiu, zëvendëskryetare e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj zëvendëskryetar i Kuvendit, Milva Ekonomi, sekretare për Buxhetin; Belind Këlliçi, sekretar për Kuvendin; Ulsi Manja sekretar për Procedurat e Votimit; Flamur Hoxha sekretar për Statusin e Deputetit; Fatmir Xhafaj sekretar për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet Parlamentare; Taulant Balla sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë; Blendi Klosi sekretar për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights