Screenshot 9 9

Mbrëmjen e djeshme, një zjarr i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ka përfshirë disa banesa në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër.

Si pasojë e flakëve, banesat e B. K., 80 vjeç, dhe S. K., 74 vjeç, u shkatërruan plotësisht, ndërsa banesat e F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe, u dëmtuan pjesërisht.

Autoritetet njoftojnë se fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar. Hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të sakta të zjarrit janë ende në zhvillim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights