0 2025 09 11t123830.927 800x450

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpalli sot përbërjen e qeverisë së re, pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama dha dhe emrat e ministrave të rinj, duke konfirmuar së pari zëvendëskryeministren Belinda Balluku e cila do të vijojë të mbajë të njëjtën ministri, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeministres prej korrikut të vitit 2022 dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Më herët, nga shtatori i vitit 2013 e deri në vitin 2019,  Balluku ka shërbyer në pozicionin e dre0jtorit të Përgjithshëm ne ALBCONTROL, sh.a., Agjencia Kombëtare Lundrimit Ajror Republikës së Shqipërisë.

Balluku është diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School, si dhe me titull nderi nga IATA (International Air Transport Association) për menaxhimin e shërbimeve të lundrimit ajror

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights