Nuredin dumani 1024x576

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është rikthyer në qeli pasi u dërgua me urgjencë në spital, i dyshuar për helmim.

Burime për gazetaren Glidona Daci bëjnë me dije se Dumani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Pas kryerjes së të gjitha kontrolleve nuk është gjetur asnjë gjurmë helmimi apo prezencë e ndonjë produkti tjetër.

Për këtë arsye ai u kthye në qeli që dje, 8 shtator.

Ndërkohë autoritetet janë duke pritur edhe përgjigjet e një analize tjetër për të parë në mënyrë më të detajuar se çfarë shqetësimi kishte i penduari i drejtësisë.

Nuredin Dumani u transportua të shtunën e 6 shtatorit në QSUT pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Ai shfaqi probleme kardiologjike dhe u dërgua në urgjencë me masa të shtuara sigurie.

Dumani është një nga bashkëpunëtorët kryesor të Prokurorisë së Posaçme dhe me dëshminë e tij janë zbardhur një seri vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit dhe Durrësit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights