if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Kufizime per ndeshje 1024x572

Këtë të martë, më 9 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë.

Për këtë event sportiv, Policia e Shtetit ka hartuar dhe vënë në zbatim një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Ekipi letonez do të shoqërohet dhe mbrohet nga forcat e rendit që nga mbërritja në aeroportin e Rinasit, gjatë qëndrimit në hotel dhe stadium, deri në largimin nga vendi. Po ashtu, masat e sigurisë do të zbatohen edhe për ekipin shqiptar gjatë gjithë kohës që do të ndodhet në stadium.

“Ka nisur zbatimi për një pjesë të planit të masave siç është shoqërimi, pritja e ekipit të Letonisë dhe shoqërimi drejt hotelit dhe më pas drejt stadiumit ku kanë zhvilluar dhe seancat stërvitore. Por edhe gjatë ditës së sotme kur zhvillohet ndeshja., do të shoqërohen deri në përfundim të aktivitetit sportive dhe në aeroporti Krijimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, para zhvillimit dhe në përfundim të aktivitetit sportive.”

Rrugët e bllokuara

Po ashtu do të ketë edhe bllokim rrugësh.

Gjatë datës 9 shtator 2025, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, disa akse rrugore pranë stadiumit do të kenë kufizime qarkullimi për të lehtësuar trafikun dhe garantuar sigurinë. Rrugët e kufizuara janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.

Kontrolle ndaj tifozëve

Para hyrjes së tifozëve, efektivët e policisë do të kryejnë kontrolle të detajuara në të gjithë ambientet e stadiumit dhe përreth tij, për të identifikuar persona të paautorizuar, sende të forta apo materiale piroteknike.

“Do ketë kontrolle të imtësishme të të gjithë sportdashësve për të parandaluar futjen e sendeve të forta që mund të përdoren për t’i hedhur drejt stadiumit. Një tjetër lajmërim i Policisë së Shtetit është të mos tentojnë të përdorin dron, pasi ka në dispozicion sistemin antidron dhe do t’i rrëzojë të gjitha.

Uniformat blu do të dënojnë të gjithë tifozët që prishin rendin dhe sigurinë dhe tentojnë të futen në fushë. Ka penalitete që variojnë me dënime të ndryshme.”, tha Bajraktaraj.

Nga ana e policisë janë marrë të gjitha masat dhe për hapjen e pikave të kontrolleve në orën 18:00.

Kontrolle për biletat e falsifikuara

Një tjetër dimension i masave policore, sipas gazetarit Bajraktaraj lidhet dhe me biletat.

“Policia u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e biletave të rreme, mos t’i publikojnë biletat online dhe mos të tentojnë të futen në stadium me bileta të falsifikuara.”, të cilat siç thotë Bajraktaraj do të kontrollohen të gjitha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights