if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 279

Dy persona janë arrestuar në lidhje me sherrin mes fqinjëve në Durrës. Në pranga kanë rënë fëmijët e dy familjeve që u përfshinë në konflikt.

Në lagjen nr. 15 të Spitallës ka ndodhur një konflikt mes dy familjeve, ku janë përfshirë babë e bir nga të dyja palët.

Nga njëra anë: M. D. (47 vjeç) dhe i biri A. D. (23 vjeç).

Nga ana tjetër: A. E. (46 vjeç) dhe i biri R. E. (22 vjeç).

Gjatë sherrit, R. E. dyshohet se ka goditur me thikë M. D, ndërsa A. D. ka goditur me grushte A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Si pasojë, M. D., i plagosur me thikë, dhe A. E., i goditur me grushte, kanë përfunduar në spital dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

Dy fëmijët e tyre kanë shkuar në qeli. 22-vjeçari R.E akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights