if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Constantinos kombos

Ministri i Jashtëm i Qipros, Constantinos Kombos, vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjatë konferencës së ambasadorëve “Diplo 2025”, ku ishte i ftuar, ai tha se Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm përpara në praninë e saj diplomatike.

“Në rastin tuaj është e qartë që objektivi qendror është i përqendruar tek Bashkimi Evropian. Shqipëria meriton përgëzime për progresin e shpejtë për shumë grup-kapituj në rrugëtimin tuaj evropian. Ju keni zgjeruar këtë rrugëtim dhe fundi i këtij rrugëtimi është afër. Një fund që do të shënjojë një fillim të ri! Thënë kjo, ka shumë punë për të bërë dhe intensifikimi i përpjekjeve është mënyra më e mirë për të ecur para”, tha Kombos.

Ministri qipriot shprehu ndër të tjera mbështetjen për anëtësimin e Shqipërisë në Bashkimin europian.

“Në këtë proces duhet të jeni të sigurt që Qipro do të qëndrojë krah vendit tuaj si një lehtësues konstruktiv dhe i dobishëm për të gjitha përpjekjet që do të bëni për të arritur këtë objektiv fundor”, tha ai.

Sipas Kombos, Shqipëria  duhet të ndërtojë një sistem burokratik të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të BE-së.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights