Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar së bashku me tre persona të tjerë, gardianin e burgut të këtij qyteti.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 mars të këtij vitit.
“38-vjeçari me inicialet E.N akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.”, thuhet në njoftim.
Në muajin mars, Gjykata e Fierit i kishte caktuar 38-vjeçarit caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës“, kryer në bashkëpunim.
