📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1756900715 edirama

Ashtu siç kishim raportuar, Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më 11 shtator në orën 09:30. Lajmi u konfirmua sot zyrtarisht përmes një njoftimi nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ku zbardhet dhe axhenda e asaj dite: “Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi ‘Xibraku’ do të zhvillohet  mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste”.

Kështu sikurse vihet re në axhendë, asambleja do të nisë me fjalën e kryetarit të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama.

Axhenda:

-Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

-Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA

-Mendime, pyetje dhe diskutime

-Të ndryshme

Në mbledhjen e kësaj asambleje, pritet që kryeministri Rama të prezantojë ndryshimet në kabinetin qeveritar, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Sjellim ndërmend se në zgjedhjet e 11 Majit, Partia Socialiste doli fituese e plot 83 mandateve, një fitore historike kundër Partisë Demokratike e cila sëbashku me aleatët arriti të fitojë 50 mandate.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights