Furtunë dhe rrebesh shiu në Tiranë – pemë e thyer dhe biçikletë e rrëzuar në rrugën “21 Dhjetori”
Tiranë, 24 gusht – Mesditën e sotme Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me rrebeshe shiu dhe erëra të fuqishme.
Nga fotot e siguruara nga *Drita TV* në zonën e “21 Dhjetorit”, dallohet një pemë e thyer që ka rënë pranë rrugës, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
Po ashtu, një biçikletë është rrëzuar nga era e fortë dhe është hedhur në mes të rrugës.
Ende nuk ka informacione të plota për gjendjen në pjesë të tjera të kryeqytetit, por situata mbetet e pasigurt, pasi rrebeshi i sotëm është i pazakontë për muajin gusht dhe ka sjellë pasoja të menjëhershme.
Rreziku më i madh mbetet për zonat bregdetare të vendit, ku reshje të tilla shpesh kthehen në përmbytje me përmasa të mëdha. Autoritetet deri tani nuk kanë dhënë ndonjë njoftim zyrtar për situatën.
Drita TV do të vijojë të sjellë informacione nga vendngjarja dhe të raportojë mbi zhvillimet më të fundit