Policia ka vënë në pranga dy vëllezër që kërkoheshin nga autoritetet italiane.
R.M, 47 vjeç dhe S.M, 45 vjeç, të dy nga Divjaka, u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 64”.
Gjykata e Novarës në Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar 47-vjeçarin me 7 vjet burgim, ndërsa 45-vjeçarin, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.