Whatsapp image 2025 08 27 at 13.20.48 770x434

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale, duke akuzuar qeverinë për rrëmbimin dhe torturimin e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në një postim në Facebook, Berisha pretendon se Shima u rrëmbye në mes të ditës më 20 gusht, në orën 13:30, siç kishte njoftuar vetë ai me një mesazh SOS drejtuar familjes: “Po më arrestojnë”.

Sipas Berishës, nuk bëhet fjalë për një arrestim nga strukturat ligjore të shtetit, por për një operacion të një strukture të dyshimtë, të cilën ai e quan “polici private me uniforma shtetërore”, që vepron nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Edi Rama.

“Danieli u rrëmbye si në kohët më të errëta. Jo nga policia apo SPAK-u, por nga struktura të fshehta që raportojnë vetëm te kreu i narkoshtetit,” shkruan Berisha.

Ai pretendon se Shima është kërcënuar më parë për shkak të dijenisë që kishte mbi çështje sensitive në lidhje me AKSH-in, të cilin Berisha e përshkruan si “miniera e floririt për Ramën dhe familjen e tij”.

 

Berisha pretendon se pas një mungese prej 12 orësh, Shima është rikthyer në shtëpi në orët e para të mëngjesit, i gjymtuar psikologjikisht dhe fizikisht. Ai thotë se Shima është torturuar për katër orë në një bodrum të Suel Çelës, ndërsa takimi i mëparshëm “për një kafe” kishte qenë një paralajmërim për shkeljen e “kodit të heshtjes”.

“Pas kthimit të tij, ka rënë një heshtje totale. Shoqëria civile, Avokati i Popullit, gazetarët – askush nuk flet më për Danielin. Është një omertà që flet shumë për frikën në këtë narkodiktaturë,” shkruan Berisha.

Ai mbyll deklaratën e tij duke e quajtur heshtjen rreth rastit të Daniel Shimës “një akuzë morale për të gjithë”, dhe një dëshmi të qartë të frikës dhe kapjes së institucioneve në vend.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights