Edi rama 9 1024x583

Ditën e sotme, 27 gusht, zhvillohet një ceremoni për të dekoruar të gjithë heronjtë që u angazhuan në aksionet për fikjen e zjarreve. Kryeministri Edi Rama theksoi se pavarësisht temperaturave të larta, flakët në pyjet shqiptare mbijnë nga duart e njerëzve. Por ai theksoi se kriminelë të tillë kanë shpesh aleatë radhët e gjykatësve.

“Kronika e zjarreve kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë, dhe rreth 10 mijë forca mbeten të gatshme kundër përbindëshit të flakëve që rriten çdo vit, duke u ushqyer rreth Mesdheut me temperaturat në kapërcime të vazhdueshme historike, por që mbijnë nga duart e mendjeve kriminale të cilat fatkeqësisht gjejnë jo rrallë aleatë në radhët e gjykatësve të këtij vendi. Teksa mijëra njerëz me uniformë në këtë vend derdhin energjitë e tyre me një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilitëse me zjarret dhe megjithatë mijëra hektarë pasuri pyjore përpihet nga goja e përbindshme e flakëve, disa persona që nuk u dihen emrat, nuk u dihen fytyrat, me ndjeshmëri njerëzore zero, me një integritet moral dhe profesional zero me xhufkë, me ajër të kondicionuar mbuluar me tyrben e zezë të gjykatësit, i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me katër këmbët e tyre të gjitha interesat e vendit dhe publikut duke dhënë vendimet të ububushme jo në mbrojtje të republikës, por në favor të zjarrvënësve”, tha Rama.

Ai nënvizoi se i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë që t’i përcjellë KLGJ-së raste e mësipërme. Theksoi ndër të tjera se qeveria do të çojë para përgjegjësisë çdo prokuror dhe gjykatës që sulmon haptaz shtetin dhe interesin publik.

“I kam kërkuar Ministrit të Drejtësisë që t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësorit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë, por janë mjaft për të vënë duart në kokë. Nuk do të heshtim dhe nuk do të lëmë gurë të shtratit ligjor për të vendosur para përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik, në proceset gjyqësore me zjarrvënës dhe zaptues të të mira dhe pasurive publike të këtij vendi. Ashtu sikundër nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokuroret dhe gjykatësit që i shërbejnë misionit historik kombëtar të Shqipërisë 2030 në BE duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar drejt në mbrojtje të interesit publik dhe të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi”, tha Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights