if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 407

olicia e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli ka sekuestruar rreth 21 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marijuanë.

Sipas njoftimit zyrtar, efektivët tentuan të ndalonin të dyshuarin, por ai hodhi çantën me drogë dhe arriti të largohet drejt zonës malore në drejtim të Shqipërisë.

Çanta u kontrollua nga Njësia e Antidrogës, ndërsa policia po vazhdon kërkimet për kapjen e personit të arratisur.

“Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë. Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogram”, njofton Policia e Kosovës

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights