📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1701008244 arsimprofesionalfierelbasan

Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren në Durrës.

Shkolla shtetërore “Beqir Çela” ka regjistruar më shumë nxënës krahasuar me një vit më parë.
Ky trend tregon se të rinjtë, por edhe institucionet, po i japin përparësi profesioneve konkrete që kërkohen në treg.

“Regjistrimet janë në një nivel më të lartë se sa viti i kaluar. Janë rreth 40 nxënës më shumë se një vit më herët. Kjo tregon për një interes të shtuar sa i përket arsimit profesional dhe një vëmendje e shtuar tashmë nga instancat, nga qeveria dhe nga gjithë organizmat e tjerë që orientojnë drejt arsimit profesional”, tha Fatmir Mërkuri, drejtori i shkollës profesionale “Beqir Çela”.

Por kush e mban peshën më të madhe të regjistrimeve?

“Peshën më të madhe e mban më shumë “Shërbime mjetesh transporti” e cila përfshin rreth 40% të kapacitetit të saj. Më pas vjen Elektroteknika, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit, Termohidraulika dhe Mekanika”, sqaron Mërkuri.

Me përfundimin e shkollës, statistikat tregojnë mbi 87 përqind të nxënësve të punësuar.

“Shkon në 87% të punësuar në profilet e veta. Kjo është një tregues shumë i mirë për sa i përket zhvillimit profesional dhe përmbushjes të tregut të punës me specialistë”, tha ai.

Në vitin arsimor që sapo u mbyll, këtë shkollë e ndoqën mbi 1,200 nxënës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights