if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Ilace kontrabande 1024x479

Një 35-vjeçar në Tiranë, administrator i një farmacie, është arrestuar nga uniformat blu pasi ka tregtuar medikamente mjekësore të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Në hetim në gjendje të lirë është dhe punonjësja e farmacisë, e cila ishte punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sakaq, sipas njoftimit të policisë, vlera e këtyre medikamenteve arrinte rreth 35 mijë euro. Këto të fundit, janë sekuestruar dhe do të shërbejnë në cilësinë e provës materiale.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”.

Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë. Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights