Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me një përkeqësim në orët e vona të mbrëmjes.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes shtim të vranësirave kryesisht në veri. Në mbrëmje vranësirat në zonën veriperëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët hera-herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/34 | Diell re |
Kukës | 21/34 | Diell |
Lezhë | 18/32 | Diell re |
Dibër | 16/33 | Diell |
Durrës | 21/33 | Diell |
Tiranë | 22/35 | Diell |
Elbasan | 20/34 | Diell |
Berat | 17/35 | Diell |
Vlorë | 21/34 | Diell |
Korçë | 14/29 | Diell |
Gjirokastër | 13/34 | Diell |
Sarandë | 21/33 | Diell |