if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
1754656873 brunildahaxhiu

Partia e Lirisë denoncoi qeverinë si shkaktaren kryesore të krizës demografike që po kalon Shqipëria vitet e fundit, kryesisht me ikjen e trurit dhe të rinjve të arsimuar.

Zv/sekretarja e Përgjithshme e këtij subjekti politik, Brunilda Haxhiu, doli sot me një deklaratë për mediat, ku publikoi edhe disa nga shifrat zyrtare, që sipas saj demonstrojnë realitetin shqiptar.

Ajo u shpreh se vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2025 shënuan 9,644 lindje, një rënie prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa në tremujorin e dytë shtesa natyrore ishte vetëm plus 48 foshnje, ose praktikisht zero.

Çdo vit, mbi 50 mijë shqiptarë marrin rrugën e emigracionit. Po ikin të rinjtë, profesionistët, familjet e reja. Në vend mbeten prindërit e moshuar, fëmijët pa shpresë dhe qytetet bosh. Sot, mosha mesatare e popullsisë është 42.5 vjeç dhe rritet çdo vit. Nëse vazhdojmë kështu, brenda pak vitesh Shqipëria do të ketë më shumë pensionistë se punëtorë. Nuk do të ketë kush të mbajë ekonominë, të paguajë taksa, të kujdeset për të moshuarit”, tha Haxhiu mes të tjerash.

Ajo kërkoi dhe prezantoi planin për lehtësime fiskale për të rinjtë dhe gratë sipërmarrëse dhe mbrojtje reale të biznesit të vogël. Investime reale në arsimin dhe shëndetësinë publike, për të siguruar të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve. Si dhe plan kombëtar për rikthimin e të rinjve dhe frenimin e shpopullimit, duke siguruar mundësi dhe shpresë re

Deklarata e Zv/sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu:

“Shqipëria po përjeton një krizë demografike dhe sociale të pakrahasueshme si një plan i mirëfilltë i Edi Ramës për të shpopulluar vendin duke larguar të rinjtë, shtresën e mesme të popullsisë dhe trurin e saj.

Vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2025 shënuan 9,644 lindje, një rënie prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa në tremujorin e dytë shtesa natyrore ishte vetëm +48 foshnje – praktikisht zero.

Shkaqet janë të qarta: emigracioni masiv i të rinjve dhe i moshave riprodhuese, veçanërisht nga zonat rurale dhe qytetet e vogla; fertiliteti i ulët që vijon prej vitesh; pasiguria në punësim, çmimet e larta të banesave dhe kostot e rritura të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve.

Çdo vit, mbi 50 mijë shqiptarë marrin rrugën e emigracionit. Po ikin të rinjtë, profesionistët, familjet e reja. Në vend mbeten prindërit e moshuar, fëmijët pa shpresë dhe qytetet bosh.  Sot, mosha mesatare e popullsisë është 42.5 vjeç dhe rritet çdo vit. Nëse vazhdojmë kështu, brenda pak vitesh Shqipëria do të ketë më shumë pensionistë se punëtorë. Nuk do të ketë kush të mbajë ekonominë, të paguajë taksa, të kujdeset për të moshuarit.

Kjo duhet të ishte një këmbanë alarmi për qeverinë, por në fakt Shqipëria po zbrazet me një plan shpopullimi për ta kthyer vendin në një çiflig privat.

 Strategjia qeverisëse duket e qartë: rruspat mbi bizneset, tokat që digjen, dënimi i fjalës së lirë, mbyllja e medias që rrezikon ekonominë e qindra familjeve, dhe një indiferencë totale ndaj sfidave reale sociale dhe ekonomike të qytetarëve. Çdo qeveri tjetër do të kishte ndërmarrë masa konkrete për të frenuar shpopullimin: mbështetje direkte për familjet, politika për integrimin e të rinjve në tregun e punës mbi meritokraci dhe jo nepotizëm, lehtësime fiskale për të rinjtë dhe gratë sipërmarrëse, përmirësim të arsimit dhe shërbimit mjekësor.

 Por për Narkoqeverinë, e vetmja strategji është largimi i të rinjve dhe shkatërrimi i shtresës së mesme. Shqiptarët ndihen sot, jo vetëm të braktisur, por edhe të sulmuar nga shteti. Partia e Lirisë ngre zërin prej vitesh për ndërhyrje të domosdoshme për ndaljen e shpopullimit sepse kjo është sfida më e madhe që qeveria dhe e gjithë politika do te kete në vitet e ardhshme. Emigrimi masiv, rënia e lindshmërise, plakja e popullsisë sjellin me vete probleme të mëdha ekonomike dhe sociale.

Plakja e vrullshme e popullsisë sjell një raport shumë të ulët të forcës punetore me pensionistet , duke falimentuar skemën e pensioneve. Nevojitet më shumë shërbim shëndetësor për moshat e treta, ndërkohë që shëndetësia është në ditët e saj më të zeza. Shqipëria e zbrazur është një panoramë tragjike që na dhemb të gjithëve. Djepi pa foshnje, klasat pa nxenës, vatrat pa fëmijë, auditoret pa mesues, bizneset pa punëtorë, spitalet pa mjeke.

Vetëm kjo qeveri nuk e sheh shpopullimin, ndërkohë që qytetet dhe fshatrat vdesin përditë. Partia e Lirisë kërkon mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet duke ulur koston e  jetesës dhe duke mbështetur financiarisht dhe me strehim familjet e reja. Realizimin e politikave të integrimit në tregun e punës për të rinjtë dhe profesionistët, mbi bazë meritokracie dhe jo lidhjesh nepotike.

Lehtësime fiskale për të rinjtë dhe gratë sipërmarrëse dhe mbrojtje reale të biznesit të vogël. Investime reale në arsimin dhe shëndetësinë publike, për të siguruar të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve. Plan kombëtar për rikthimin e të rinjve dhe frenimin e shpopullimit, duke siguruar mundësi dhe shpresë re reale.

Shqipëria është toka jonë, krenaria dhe historia jonë e përbashkët. Është detyra jonë që Shqipëria të mbetet një vend ku secili shqiptar mund të ëndërrojë, të punojë dhe të rritë fëmijët e tij me shpresë dhe krenari”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights