Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Ai tha se Rama ka lidhje të ngushtë me McGonigal, ndërsa ky i fundit ka lidhje të sëmura me Rusinë.

“Dje dhe sot mediat më të mëdha në botë kanë informuar publikun e SHBA-ve, publikun e Europës dhe Botës, se Charles McGonigal, u arrestua në aeroportin e New Yorkut, teksa kthehej nga një udhëtim në Europë.

Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse.

Ai u ngarkua në grupin e prokurorit special Myler për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por FBI gradualisht gjeti se ky vetë kishte lidhje të sëmura ruse.

Por, në vorbullën e stuhisë, gjendet sipas mediave të botës kryeministri i Shqipërisë, Rama. Ish-këshilltari i tij, Dorian Duçka, një supermafioz me lidhjet më të dyshimta.”, tha Berisha.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights