Shërbimi Meteorologjik Ushatarak njofton se ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër në orët e mesditës.
Sipas parashikimeve, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/35 | Diell pak re |
| Kukës | 16/32 | Diell pak re |
| Lezhë | 22/33 | Diell pak re |
| Dibër | 15/31 | Diell pak re |
| Durrës | 20/32 | Diell pak re |
| Tiranë | 22/34 | Diell pak re |
| Elbasan | 19/34 | Diell pak re |
| Berat | 18/33 | Diell pak re |
| Vlorë | 21/33 | Diell pak re |
| Korçë | 16/29 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 15/34 | Diell pak re |
| Sarandë | 15/30 | Diell pak re |
