if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 342 1024x570

Tre qytete kryesore në Serbi përjetuan tensione të larta gjatë javës së fundir, teksa protestat antiqeveritare përshkallëzuan dhunën. Në Beograd, policia përdori gaz lotsjellës për të ndarë grupet e demonstruesve, ndërsa qindra persona u arrestuan dhe dhjetëra u lënduan.

Demonstruesit sulmuan dhe shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Palilula dhe Zemun, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë dhe largimit të tyre, një vizitë në njërin nga këto objekte e bëri edhe presidenti Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç lavdëroi policinë dhe deklaroi se “shteti është më i fortë se çdo protestë”, ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçić mohoi përdorimin e dhunës nga policia.

Ndërkohë vlen të theksohet se Vuçiç ka thirrur sot, 19 gusht, Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Trupa vendimmarrëse e përbërë nga presidenti, kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, si dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, shqyrtojnë çështje të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Serbisë.

Në seancën e fundit të mbajtur më 2 gusht, Vuçiç njoftoi se Serbia nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës ndaj presidentit të entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, duke e cilësuar atë si “politik dhe antidemokratik”, dhe duke theksuar se ky vendim rrezikon stabilitetin rajonal.

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga studentët, nisën pas shembjes së pjesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 16 personave, duke nxitur zemërimin qytetar kundër korrupsionit dhe menaxhimit të dobët të qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, kërkoi qetësi dhe respektim të të drejtës për tubime paqësore, duke nënvizuar se “shteti serb duhet të respektojë standardet e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights