if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Lissus

Në tokë dhe në det, Forcat e Armatosura të Shqipërisë vazhdojnë të mbajnë me krenari dhe përgjegjësi rolin e tyre në misionet ndërkombëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Me një histori të pasur kontributesh në operacione shpëtimi, trupat shqiptare kanë qenë shpesh vendimtare në ruajtjen e jetës dhe sigurisë.

Anija “Lissus” me 22 detarë në bord u nis nga baza detare e Sarandës drejt detit Egje, për të marrë pjesë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s. Misioni do të zgjasë gjashtë muaj dhe ka për qëllim forcimin e sigurisë detare në Mesdhe.

Kapiteni Jetnor Balla udhëheq trupën detare shqiptare, e cila u përshëndet nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, me urime për një mision të suksesshëm dhe mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.

Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë realizuar pesë operacione të suksesshme, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet shqiptare në Egje kanë kryer 29 operacione dhe kanë shpëtuar mbi 700 persona.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights