Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Artur bashimi xrwma 1024x575

Një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 18 gushtit në Athinë, Greqi. Sipas asaj që shkruan Protothema, viktima është Artur Bashimi, alias Turabi, 47 vjeç. Ai u gjet i vrarë me një plumb në kokë, pak para orës 18:00 (me orën lokale), në zonën e Agios Panteleimonas.

47-vjeçari rezulton person me precedentë të shumtë penalë. Gjithnjë sipas Protothema, në vitin 2022 ai ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila grabiste pasagjerët në transportin publik.

Forca të shumta policie rrethuan zonën ku u gjet i vrarë shqiptari dhe hetuesit kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij ekzekutimi. Dyshimet e para janë se vrasja e Bashimit lidhet me të shkuarën e tij kriminale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights