if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
1200 630 1755585460xscreenshot 8 207

Pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Shape”, duke goditur një bazë kriminale në Yzberisht.

Në një banesë të përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike, u sekuestruan 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, i ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një armë zjarri pistoletë dhe një armë gjahu.

Vlera totale e lëndëve narkotike të kapura shkon rreth 500 mijë euro.

Në pranga u vu pronari i banesës, shtetasi Sh. K., 61 vjeç, banues në Yzberisht, i dyshuar si personi që siguronte sasitë e mëdha të drogës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe më pas i shiste në zonë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights