Policia e Korçës ka zbardhur plagosjen e ndodhur pasditen e 15 gushtit, në fshatin Mollaj. Në pranga ka rënë autori i dyshuar si dhe katër persona të tjerë që kanë ndërhyrë në konflikt.
Sipas njoftimit zyrtar, autori kryesor është 41-vjeçari A. Q., i cili plagosi 28 vjeçarin me thikë. Ai ka marrë dëmtime gjatë konfliktit dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Katër shtetasit e tjerë – I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç dhe B. S., 33 vjeç – janë arrestuar për plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim, pasi kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë sulmuar autorin e ngjarjes.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë pasi 41-vjeçari plagosi shtetasin A. K., duke e goditur me grushta autorin e plagosjes dhe duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe të trupit”, thotë Policia.
Policia sekuestruar thikën, një aparat celular dhe pamjet filmike si prova materiale.
Hetimet u kryen nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës.
Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.