if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 247 1024x768

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të hënën, 18 gusht, në Washington.

Ky takim vjen pas një bisedë të gjatë dhe thelbësore me Trumpin dhe me liderët europianë mbi samitin në Alaskë.

“Ukraina riafirmon gatishmërinë e saj për të punuar me maksimumin e mundshëm për të arritur paqen. Presidenti Trump më informoi për takimin e tij me liderin rus dhe pikat kryesore të diskutimit. Është e rëndësishme që fuqia e Amerikës ka ndikim në zhvillimin e situatës,” ka deklaruar Zelensky.

“Të hënën do të takohem me Presidentin Trump në Washington për të diskutuar të gjitha detajet lidhur me përfundimin e vrasjeve dhe luftës. Jam mirënjohës për ftesënËshtë e rëndësishme që europianët të jenë të përfshirë në çdo fazë për të siguruar garanci të besueshme sigurie së bashku me Amerikën. Diskutuam gjithashtu sinjale pozitive nga ana amerikane për pjesëmarrje në garantimin e sigurisë së Ukrainës. Vazhdojmë të koordinojmë pozicionet tona me të gjithë partnerët. Falenderoj të gjithë ata që po ndihmojnë”, shton ai.

Takimi në Alaskë, megjithëse i rëndësishëm për përpjekjet diplomatike, nuk arriti të sjellë rezultate konkrete për përfundimin e luftës në Ukrainë. Ndërkohë, konflikti vazhdon të shkaktojë viktima dhe shkatërrim të madh, duke e bërë çdo mundësi për paqe të domosdoshme dhe urgjente.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights