if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Novi sad

Qytetet kryesore të Serbisë përjetuan një tjetër natë të dhunshme nga protestat kundër presidentit Aleksandër Vuçiç. Në Novi Sad u sulmua dega e partisë së Vuçiçit, ndërsa deri më tani flitet për 37 të arrestuar dhe mbi 40 policë të plagosur.

Këto filmime tregojnë momentet kur mbështetësit e opozitës në Serbi sulmojnë degën e Partisë Progresive të presidentit Aleksandër Vuçiç në Novi Sad.

Qyteti i dytë më i madh i Serbisë përjetoi një tjetër natë të dhunshme, pas asaj mes të mërkurës dhe të enjtes, ku protestuesit opozitarë u sulmuan nga mbështetës të presidentit, çka këtë herë nuk u përsërit.

Manifestuesit anti-qeveritarë sulmuan policinë me fishekzjarre edhe në Beograd, në protestën e zhvilluar në një prej bulevardeve kryesorë.

Në Çaçak nuk munguan përplasjet me mbështetësit e Vuçiçit.

Zv/kryeministri Ivica Daçiç tha se numri i policëve të plagosur ka arritur në 42, ndërsa 37 pjesëmarrës në aktet e dhunës janë arrestuar.

Protestat janë vazhdim i atyre të nisura nga studentët tetë muaj më parë, pas shembjes së një pjese të stacionit hekurudhor të saporindërtuar të Novi Sadit në nëntor, ku humbën jetën 16 persona. Protestuesit akuzojnë presidentin Aleksandër Vuçiç se mbron përgjegjësit përmes lidhjeve korruptive, ndërsa Vuçiç akuzon protestuesit se po përdoren nga jashtë për të destabilizuar Serbinë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights