if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Mykhailo podolyak

Këshilltari i parë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, ka paralajmëruar se takimi i planifikuar në Alaska mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, pa praninë e Kievit, nuk do të sjellë rezultate për përfundimin e luftës.

Sipas tij, Putin nuk është i gatshëm për negociata reale dhe synon të mashtrojë administratën amerikane për të fituar kohë, ndërsa e përdor luftën si mjet për të ruajtur peshën e Rusisë në arenën ndërkombëtare. Podolyak tha se çdo marrëveshje e mundshme për Donetskun duhet të arrihet vetëm në një takim trepalësh mes Trump, Zelensky dhe Putin, duke theksuar rëndësinë e presionit të përbashkët nga SHBA, Evropa dhe Ukraina.

Ai shtoi se pa sanksione të forta ekonomike dhe një disfatë ushtarake për Moskën, lufta nuk do të përfundojë. Për idenë e një armëpushimi ajror, Podolyak tha se Rusia nuk pranon të heqë dorë nga sulmet me raketa dhe dronë, pasi ato janë një mjet kyç presioni mbi Kievin.

Këshilltari ukrainas paralajmëroi gjithashtu se Moska nuk do të kënaqet me rezultate të pjesshme dhe se çdo lëshim territorial do ta inkurajonte të vazhdonte agresionin. Ai hodhi poshtë idenë e koncesioneve territoriale, duke thënë se problemi nuk është tek Ukraina, por tek Rusia si agresore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights