if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Rama edi rama 1024x614

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira për forcat zjarrfikëse.

“Dy ditë e net ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.”, shkruan kryeministri.

Ai shton se vetëm “falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren”, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll. Raqma thekson se puna papushim për shuarjen e zjarreve dhe gatishmëria e efektivëve është maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja

Në fund kryeministri bën një thirrje për të gjithë banorët që ndodhen pranë zonave të rrezikuara që të tregohen bashkëpunues me autoritetet dhe të ndjekin këshillat e tyre.

“Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal.”, shkruan Rama.

Kujtojmë se vetëm pak momente më parë, Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje banorëve të fshatit Nartë të Gramshit si dhe të atyre të Delvinës që t’u binden menjëherë urdhrave për evakuim, pasi në këto dy zona situata është shumë e vështirë.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights