if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Hapesira publike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video këtë të martë, më 12 gusht, lidhur me aksionin që po zhvillohet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, për lirimin e hapësirave publike.

Në videon e publikuar nga Rama në rrjetet sociale, tregohet një moment nga aksioni i forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku po lirohet hapësira e trotuareve, e zënë nga disa biznese rresht me tavolina, karrige dhe objekte të tjera.

Çlirimi vazhdon”, shkruan kryeministri.

Deri më tani kujtojmë se portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash nga qytetarët, sa i përket lirimit të hapësirave publike, vetëm pak ditë pas prezantimit të aplikacionit nga kryeministri.

Ky aksion është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve lokale, duke përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe vendosur rregull në shfrytëzimin e pronës publike. Fushata synon funksionalizimin dhe rregullimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, duke mbrojtur interesin e përbashkët dhe duke garantuar respektin për ambientet e përbashkëta.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights