if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Berisha 6 1024x664

Qeveria u ofron turistëve vetëm shpërthimet me tritol dhe kaosin për lirimin e hapësirave në sezonin turistik, thotë kryetari i PD, Sali Berisha.

Teksa komentoi shembjen e objektit në Vlorë nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk kishte respektuar rregullat e ndërtimit, kryetari i PD thotë se veprim i tillë dëmton turizmin në vendin tonë.

“U ofron banorëve të Urikumit dhe turizmit që mund të jetë aty, pushuesve që mund të jenë aty, terrorin e 32 kilogramëve tritol, zhurmën në kulmin e turizmit. Këtë, mund ta bëjë vetëm një njeri që quhet Ramaduro”

Aksionin për lirimin e hapësirave publike në Theth e cilësoi përsëri si një hakmarrje e qeverisë pasi nuk u votua nga banorët në zgjedhjet e 11 majit.

“Thethi rrafshohet për herë të parë nga një armik i betuar i Thethit, i Shkodrës, i veriut, i Kosovës, që ka emrin Edi Rama.”

Solli përsëri në vëmendje çështjen McGonigal, duke thënë se Kryeministri Rama po mbrohet nga SPAK, që nuk heton rolin e tij ne korrupsion.

“McGonigal u pagua nga zyrat e Edi Ramës për të kryer misionin e tij kundër opozitës. Me gjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar që s’ka ligj e as moral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej dy vitesh”

Dhe pse shprehet mosbesues ndaj drejtësisë shqiptare, shpreson në një hetim nga autoritetet amerikane për dosjen McGonigal.

“Kam besim të plotë se FBI po e riheton rolin e McGonigal. Jam i bindur se komponenti shqiptar i kësaj dosje do hetohet dhe se Altin Troplini nuk do mund të fshehë kurrë aktivitetin kriminal të Edi Ramës dhe McGonigal në Shqipëri”

Rrethimin nga forcat policore dhe ndërprerjen e sinjalit të televizionit News24,  e cilësoi të pa bazuar në ligjet e vendit.

“Nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, këputja e kabujve të transmetimit që Edi Rama ka realizuar këto tre ditë ndaj këtij televizioni”

Kryedemokrati thotë se kundërpërgjigja ndaj qeverisë do të vijë vetëm nga mobilizimi i qytetarëve dhe opozitës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights