Policia e Fierit ka zbardhur dinamikën e sherrit që ndodhi mbrëmjen e të enjtes, 8 gusht, në rrugine lagjes “11 Janari”.
Sipas informacioneve të policisë, gjithçka ka nisur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ku 28-vjeçari A. M. ka debatuar me dy vëllezërit, E. H. dhe T. S., 40 dhe 38 vjeç.
Gjatë konfliktit në gjaknxehtësi e sipër, një prej vëllezërve 40-vjeçari E. H. Plagosi me thikë 28-vjeçarin. I dëmtuar nga ku sherr mbeti edhe vëllai i 40-vjeçarit, 38-vjeçari T. S.
“Nga këto veprime dyshohet se në një rrugë të lagjes “11 Janari”, Fier, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç banues në Kraps (vëllezër). Gjatë konfliktit, 40-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., si dhe është dëmtuar në dorë në konflikt e sipër, vëllai i 40-vjeçarit, shtetasi T. S.”, njofton policia.
Pas hetimeve, dhe zbardhjes së plotë të dinamikës së ngjarjes, policia ka vënë në pranga njërin prej vëllezërve, 40-vjeçarin E. H.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, thuhet më tej në njoftimin e uniformave blu.