if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Ama

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online, platformën X.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, deklaroi se është krijuar një urë komunikimi me këtë platformë, që do të mundësojë monitorimin dhe reagimin ndaj çdo përmbajtjeje potencialisht të dëmshme në gjuhën shqipe.

Sipas marrëveshjes, AMA do të ketë një kanal të dedikuar në Platformën X, për të raportuar përmbajtje që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, nxisin dhunën, shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, apo cenojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Prioriteti ynë është krijimi i një mjedisi të sigurt dhe të pastër digjital për qytetarët shqiptarë,” tha Krasniqi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights