if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 801 1024x768

Vetëm një vatër zjarri mbetet aktive në vendin tonë nga 25 të tilla që janë evidentuar gjatë orëve të fundit.

Bëhet fjalë për një vatër në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, e cila aktivizuar në sipërfaqe pyjore në lartësi si pasojë e një shkarkese nga rrufeja. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ajo po mbahet nën kontroll nga forcat zjarrfikëse lokale.

Ndërkohë janë shuar vatrat e tjera më të rrezikshme:

*Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.

*Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.

*Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.

* Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse  dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.

*Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.

*Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca  operacaionale.

*Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.

* Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.

* Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.

* Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights