if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Auto auto auto auto auto auto kurti vucic harta e kosoves 12162171677716223941571623236169162387205316282486411658157212

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe mungesa e një qeverie me kompetenca të plota ka “ngrirë” edhe dialogun Kosovë–Serbi; së paku ky dialog nuk mund të sjellë aktualisht vendime.

Bashkimi Evropian ka rikonfirmuar angazhimin e tij si ndërmjetësues në dialog, duke theksuar se është duke punuar intensivisht me të dyja palët për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Ky reagim i Brukselit vjen pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili në një bisedë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar rëndësinë e bisedimeve Kosovë–Serbi dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

“BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin shpejt angazhimet e tyre ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit të marrëdhënieve dhe perspektivave për anëtarësim në BE.”

Një ditë më parë për çështjen e dialogut kanë diskutuar në një bisedë telefonike presidenti i Francës Emmanuel Macron me atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt, ndërsa deri më tash ende nuk ka arritur të konstituojë Kuvendin. Deri në fund të javës pritet një interpretim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me hapat apo edhe pasojat juridike për moskonstituimin e Kuvendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights