if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Edi rama 1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave dhe kundërshtimeve që ka marrë drafti i Kodit të ri Penal.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama shkruan se të alarmuarit duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell.

Po ashtu thotë se problemi më serioz që liria në Shqipëri ka “nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj” .

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.
Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj” shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë është shprehur se Kodi i ri Penal do të marrë vulën nga Brukseli.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights