if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Rruga e dukagjinit

Rruga e Dukagjinit, ose aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, po merr formë si një nga segmentet më të rëndësishme rrugore të veriut të vendit.

Ky aks lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë dhe vijon drejt Bajram Currit, luginës së Valbonës dhe më tej me Gjakovën në Kosovë, duke krijuar një korridor jetik për zhvillimin ekonomik dhe turistik.

Aktualisht, është përfunduar dhe mbyllur loti i parë prej 17 kilometrash në segmentin Prekal-Kir, ndërsa kanë nisur punimet në lotin e dytë Kir-Ndërlysaj.

Ky investim do të sjellë përfitime të mëdha jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, si Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh dhe Xhan, duke i lidhur direkt me Shkodrën, por edhe për zhvillimin e tërë rrjetit rrugor të Alpeve Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka theksuar se ky projekt do të ketë një impakt të rëndësishëm në fuqizimin e turizmit dhe ekonomisë rurale, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së komuniteteve lokale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights