Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë gjatë ditës së djeshme (1 gusht) disa fshatra të Njësisë Administrative Kastrat në Shkodër, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosjen e një efektivi të shërbimit zjarrfikës.
Zjarri, i cili ka nisur në shkurre dhe bimësi të dendur, është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke përfshirë edhe një automjet që është djegur pjesërisht.
Gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, një zjarrfikës ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar për shkaktimin e zjarrit.