Ditën e sotme një ngjarje makabër ka ndodhur në një familje në Gramsh ku një person ka vrarë bashkëshorten, Zeqine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani.

Bëhet fjalë për Xhevit Sinanin, i cili sapo ka vrarë dy familjarët e tij ka shkuar në familjen e krushqve të fisit Ranxha, i cili ndodhej pranë kanionit të Hotës.

Ai atje ka marrë në telefon djalin e tij ku i ka thënë se ka vrarë të ëmën dhe xhaxhain.

Autori ka qenë në shtëpinë e tyre në momentin e arrestimit nga policia.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit pasditën e sotme, ku autori i ka gjuajtur me sende të forta vëllait dhe bashkëshortes së tij.

Pas vrasjes autori është larguar nga shtëpia.

Zeqineja kishin 5 djem dhe dy vajza nga martesa me Xhevitin. Sipas të afërmve, Xheviti kishte patur shenja sëmundje nervore.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur mundur arrestimin e 75 vjeçarit ndërsa po punon për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights