1200 630 1740742564x640 0 1739200283xerion veliaj 1 362 780

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, strukturë pranë Avokatit të Popullit, ka kryer një kontroll periodik në burgun e Durrësit, ku janë marrë në pyetje të gjithë të paraburgosurit lidhur me kushtet e qëndrimit dhe trajtimin nga stafi.

Mes të pyeturve ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit.

Vizita e mekanizmit vjen në një kohë kur vetë Veliaj ka ngritur akuza për trajtim jo dinjitoz dhe shkelje të protokolleve mjekësore, veçanërisht gjatë një transportimi të fundit në një klinikë, ku është shoqëruar nga rreth 30 efektivë të policisë dhe BKH-së.

Avokatët e Veliajt kanë denoncuar publikisht kushtet e trajtimit, duke i cilësuar ato si në kundërshtim me të drejtat bazë të njeriut.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights