Rama ok 1024x576

Pas prokurores Elsa Gjeli, kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër shembull, kësaj here të një gjykatësi që sipas tij është rreshtuar në “llogoren e Antiligjit dhe të Antishtetit kundër interesave të Shqipërisë”.

Sipas kreut të qeverisë, gjykatësi Hazbi Balliu ka vendosur dje, më 31 korrik, që një pallat pa leje, i konfiskuar dhe i vendosur në funksion të Kadastrës, ta konsiderojë si pronë të ndërtuesve të paligjshëm.

“Një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre”, tha Rama.

Ai vijon më tej teksa shton se si prokurorja Gjeli dhe gjykatësi Balliu nuk janë të vetmit që “mbajnë gjallë” në sistemin tonë të drejtësisë “forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madh”.

Ai shtron pyetjen se pse institucionet e pavarura të gjyqësorit e të kontrollit nuk i hetojnë këta prokurorë dhe gjykatës.

“Njerëzit që na votojnë e kërkojnë llogarinë tek ne për qëndrimet Antiligj e Antishtet të njerëzve të drejtësisë së pavarësuar totalisht nga ekzekutivi. Po ne ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesave të tyre dhe të vetë shtetit, për këto e shumë thika të tjera pas shpinës që Republika jonë dhe plot qytetarë të saj marrin nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët paguhen prej taksave të shqiptarëve më shumë e shumë më shumë se sa të gjithë rrogëtarët e tjerë të këtij shteti”, tha Rama.

Në fund ai premton se nuk do të qëndrojnë duke ngritur duart lart përballë prokurorëve dhe gjykatësve të tillë “qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi”. Për këtë shprehet i bindur nga mandati që i kanë dhënë shqiptarët më 11 maj.

“Drejtësia vonon por nuk harron, thotë Populli. Për të gjithë”, shkroi Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights