Agropërpunimi është rritur ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit duke arritur në rreth 25% të xhiros totale të bujqësisë. Tendencat janë shumë pozitive, të cilat tregojnë se sektori ka potencial të lartë për zhvillim dhe krijimin e vendeve të punës.

Volumi tregtar i shitjeve dhe të ardhurave nga ky sektor është në vlerë dyshifrore, ndërkohë që punësimi është rritur me rreth 20%, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme për produkte të përpunuara dhe rritja e eksportit të produkteve me origjinë bimore, ndërkohë që ka startuar eksporti i produkteve me origjinë shtazore, pas përfundimit të procesit të reformave të rëndësishme të ndërmarra në fushën e sigurisë ushqimore në të cilat është angazhuar sektori.

Ekspertët e MBZHR-së u shprehën se interesi i sipërmarrjeve në sektorin e përpunimit të qumështit mbetet i lartë për investime të konsiderueshme për të modernizuar teknologjitë që përmirësojnë cilësinë dhe që përputhen me standardet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, edhe në zinxhirë të mbyllur ftohës nga prodhuesit te konsumatori, siç janë pikat e grumbullimit të qumështit dhe transportit me sistem ftohjeje.

Ndërkohë, për të rritur konkurrencën dhe performancën mjedisore të sektorit të përpunimit të mishit ka nevojë të inkurajohen investimet në përputhje me standardet e BE-së dhe përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve dhe përpunimit të nënprodukteve. Thertoret ende duhet të përmirësohen dhe të përmbushen standardet e sigurisë ushqimore dhe të mirëqenies së kafshëve.

MBZHR bëri të ditur se masa e IPARD III synon të gjitha ndërmarrjet e përpunimit të frutave dhe perimeve dhe fokusohet në nxitjen e investimeve në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore dhe reduktimin e humbjeve në procesi i prodhimit.

Sipas MBZR-së, krahas përpunimit të qumështit, janë edhe shtatë sektorët që mbështet kjo masë e IPARD III.

Sektori shqiptar i verërave mund të shfrytëzojë mundësitë e reja si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së brendshme për verëra cilësore, nëse mbështetet me investime në modernizimin e teknologjive, përmirësimin e pajisjeve, veçanërisht magazinimin në tanke ruajtëse, fermentuese dhe pajisje laboratorike, dhe zhvillimi i verërave cilësore bazuar në varietetet e rrushit lokal/autoktone.

Sektori i BMA-ve kërkon një  konsolidim dhe rritje të nivelit të përpunimit për eksport. Konsoliduesit paraqesin nevoja për të investuar kryesisht në magazina të reja, linja tharjeje, objektet dhe pajisjet e përpunimit.

Prodhimi i vajit të ullirit është rritur ndjeshëm, duke u trefishuar. Ky nënsektor kërkon një përmirësim të kushteve apo ambienteve të operimit dhe të linjave të përpunimit, ambalazhimit dhe etiketimit.

Nënsektori i përpunimit të peshkut është i orientuar kryesisht në treg eksporti dhe paraqet një tendencë në rritje të justifikuar nga një interes në rritje për prodhim vendi. Kapaciteti eksportues po rritet nga viti në vit me një kapaciteti mbi 20% në vit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights