“Vitet e fundit, një numër gjithnjë në rritje i enologëve dhe kultivuesve që mendojnë përpara, kanë përmirësuar potencialin e Shqipërisë për prodhimin e verërave cilësore” zbulon Darrel Joseph, i cili nxjerr në pah disa nga prodhuesit dhe verërat më të mira të vendit tonë.
Joseph, shkruan në prestigjozen “Decanter Magazine, Wine Writer & DWWA Judge”se “për ta përshkruar më së miri Shqipërinë si një vend prodhues i verës sot, duhet kthehemi pas në kohë”.
“Historia e saj vreshtare daton të paktën në shekullin e 8-të para Krishtit, kur ilirët e lashtë banonin në gadishullin Ballkanik; megjithatë, tani, gati 3,000 vjet më vonë, Shqipëria është në një fazë fillestare të zhvillimit të verës moderne, një diamant pothuajse i panjohur për shumicën e botës së verës” shkruan Joseph.
Autori i shkrimit njëherazi dhe një njohës I mire I verëve në nivel ndërkombëtar sjell në vëmendje faktet se Shqipëria është në parat e pare të zhvillimit. Sipas tij, “sfida kolosale kishin ndodhur gjatë gjithë atyre mijëvjeçarëve, veçanërisht gjatë gjysmës së fundit të shekullit të kaluar, kur Shqipëria ishte një vend komunist i drejtuar në mënyrë represive, vreshtarët të cilit duhej t’ia dorëzonin rrushin e tyre fabrikave shtetërore që prodhonin vëllime të verërave të sfiduara për cilësinë”.
Pas kolapsit të komunizmit dhe zotërimit të ekonomisë së tregut të lirë në fillim të viteve 1990, mijëra vreshta u braktisën ose u shndërruan për përdorime të tjera bujqësore nga pronarë të rinj tokash me kujtime të hidhura të diktateve të regjimit të vjetër, shkruan Joseph.
Megjithatë, vlerëson Joseph në shrimin e tij dedikuar verëve shqiptare, që atëherë, një numër gjithnjë e më i madh i enologëve dhe kultivuesve që mendojnë përpara, kanë përmirësuar potencialin për prodhimin e verës me cilësi serioze dhe po e çojnë atë në lartësi mbresëlënëse.
“Madje disa e kanë përmirësuar ekspertizën e tyre duke punuar në kantinat e verës jashtë vendit, si në Itali dhe Francë, ose me konsulentë të huaj të prodhimit të verës që vizitojnë Shqipërinë”, thekson Joseph.
10 rekomandimet kryesore të verërave shqiptare janë:
Belba, Kavaljon, Golem, Kavajë
Nurellari, Pulsi, Berat
Balaj, Travllazën, Vlorë
Nurellari, Serina Premium, Berat
Balba Papaz, Golem
Kallmeti Prestigj, Lezhë
Kallmeti Privilegj, Lezhë
Korça 2000, Menea
Maliqati e Kuqja Superiore
Nurellari, Verë e Shenjtë, Berat.