if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Policia lll 1024x538

Ajo që u raportua si vdekje nga asfiksia dhe zjarri rezultoi të ishte kriminale.

Policia e Pogradecit dyshon se 52-vjeçarja Kozeta Teço, e cila u gjet e vdekur mëngjesin e 28 korrikut në banesën e saj, të jetë vrarë.

Policia fillimisht e raportoi ngjarjen si aksidentale, pasi nga elementët e parë të këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk konstatoi asgjë të dyshimtë.

Pasi ekspertët mjeko-ligjorë këqyrën paraprakisht trupin e pajetë konstatuan shenja dhune në trupin e 52-vjeçares.

Policia ngriti grupin hetimor dhe zgjeroi hetimet duke marrë në pyetje familjarë dhe të afërm të saj.

Sipas uniformave blu dyshohet që kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale pasi zjarri është i qëllimshëm. Mendohet që fillimisht 52-vjeçarja të jetë vrarë dhe më pas autori/ët, t’i kenë vënë zjarrin qëllimisht banesës.

Ajo që shtoi dyshimet e policisë ishte dhe fakti që ekspertët konstatuan dy vatra zjarri në dy dhoma të ndryshme. Kjo bëri që policia të thellonte hetimet për vrasje.

52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e vdekur në një prej dhomave ku ishte duke fjetur. Nga hetimet e para dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për motive pronësie.

52-vjeçarja jetonte prej disa vitesh e vetme. Ajo vuante nga problemet e shëndetit mendor. Për të kujdeseshin dy motrat, njëra që jeton në Pogradec dhe tjetra në Grerqi.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë dhe po merr në pyetje familjarët që mund të jenë në dijeni të një prone që posedohej nga viktima.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights