📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Zucku

Meta ka emëruar Shengjia Zhao, një nga bashkëkrijuesit e ChatGPT, si shkencëtarin kryesor të laboratorit të saj të ri për Superinteligjencën, në kuadër të përshpejtimit të garës për Inteligjencën Artificiale të avancuar.

Lajmin e bëri të ditur CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg, përmes një postimi në Threads, ku theksoi se Zhao do të punojë drejtpërdrejt me të dhe me Alexandr Wang, drejtuesin e ri të AI-së në Meta, të rekrutuar nga startup-i Scale AI.

Zhao ka qenë më parë studiues në OpenAI dhe ka ndihmuar në zhvillimin e disa prej modeleve më të fuqishme të kësaj kompanie, përfshirë GPT-4, versionet e tij të avancuara (4.1 dhe o3), si dhe vetë ChatGPT-në.

Ai është një nga emrat e shumtë që kohët e fundit janë larguar nga OpenAI për t’u bashkuar me Meta-n, që po ofron paketa pagash dhe kushte shumë konkurruese për tërheqjen e talenteve më të mirë në fushën e AI-së.

Meta e krijoi së fundmi Superintelligence Lab, një njësi e re që do të fokusohet në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale të përgjithshme dhe modeleve të linjës Llama. Laboratori funksionon i ndarë nga departamenti ekzistues i kërkimeve në AI, FAIR, që drejtohet nga Yann LeCun.

Zuckerberg ka deklaruar se ambicia e Meta-s është ndërtimi i një inteligjence të përgjithshme të hapur për të gjithë, me kod të lirë (open-source), një strategji që ka ngjallur diskutime dhe reagime të ndryshme në komunitetin shkencor.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights