if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Shtepia anesti rama 1024x578 1

Policia ka arrestuar nënën e 26-vjeçares Emanilda Rama, e cila akuzohet për vrasjen e babait të saj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës së 23 korrikut, në fshatin Frashër të Fierit. Nëna akuzohet se ka ndihmuar të bijën të fshehë krimin dhe ta bëjë ngjarjen të duket si aksidentale.

“Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes’.”– thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00, ku Anesti Rama, 56 vjeç, u mbyt me tel nga e bija, Emalinda.

Fillimisht, e reja Emanilda Rama, pretendoi se vdekja ishte aksidentale, por gjatë hetimeve pranoi vrasjen, ndërsa u zbulua më pas se nëna e saj, 53-vjeçarja V.R., kishte ndihmuar në fshehjen e provave duke pastruar trupin e viktimës, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Familjarë të viktimës kanë dëshmuar për mediat se konflikte brenda familjes kishin qenë të shpeshta, dhe bashkëshortja e viktimës kishte shprehur më parë mospranimin për bashkëjetesën me të.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje tragjike, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights